Ndërmarrjet kineze, pritshmëri pozitive për investimet në vende e BRICS-it

2017-09-25 10:15:03 CRI Komenti juaj Printoni

Një numër ndërmarrjesh kineze kanë shprehur pritshmëri pozitive për investime në vende e BRICS-it.

Kreu i Kompanisë Bujqësore Dakang të Hunan-it, Ge Junjie, tha se investimi në Brazil përbën 70% të investimeve kryesore të kompanisë.

Investitori strategjik i kompanisë, Shangai Penxin dhe dega e saj në pronësi të plotë jashtë vendit, blenë 54% të aksioneve të kompanisë braziliane Belagricola, kompania më e madhe e specializuar në shitjen e pajisjeve bujqësore.

Më herët këtë vit, Grupi i Gazit i Pekinit bleu 20% aksioneve të kompanisë ruse Rosneft.

Sipas të dhënave, investimet mes vendeve të BRICS-it kanë zënë 6% të vlerës së përgjithshme investimeve, duke treguar potencial të madh zgjerimi. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore