2017-09-25 09:51:26 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Një raport i fundit mbi kursin e këmbimit të juanit kinez thekson nevojën për uljen e kontrollit të monedhës në treg nga Banka Qendrore.
Raporti i hartuar nga Forumi i Financave i Kinës, thekson gjithashtu lejimin e juanit për t'u tregtuar i lirë në tregun valutor kundrejt monedhave të tjera.
Dokumenti thekson se Banka Qendrore nuk ka nevojë të ndërhyjë në treg, përveç rasteve kur monedha person zhvlerësim të madh apo vlerësim që kalon mesataren vjetore prej 7.5 për qind mesatarisht në vit.
Kina aktualisht e lejon juanin që të lëvizë me maksimumi 2 për qind në të dyja anët e normës së referimit ditor të përcaktuar nga banka qendrore çdo ditë para hapjes së tregut. (Leftion Peristeri)