Turqia: "Pasoja të rënda" nga referendumi i kurdëve të Irakut

2017-09-23 10:20:07 xinhua Komenti juaj Printoni

Turqia paralajmëroi të premten për "pasoja të rënda" nëse zhvillohet referendumi i 25 shtatorit për pavarësinë e kurdëve të Irakut.

Referendumi është "i paligjshëm dhe i papranueshëm", tha Këshilli i Sigurimit Kombëtar i Turqisë në një deklaratë pas një takimi në pallatin presidencial në Ankara.

Takimi u kryesua nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe në të merrnin pjesë edhe kryeministri Binali Yildirim, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Hulusi Akar dhe zyrtarë të tjerë të lartë ushtarakë dhe civilë.

Janë të pashmangshme "pasojat serioze" që do të dëmtonin të gjithë rajonin, nëse Qeveria Rajonale Kurde e Irakut këmbëngul në mbajtjen e referendumit, paralajmëron deklarata. Ajo shton se Turqia ishte e gatshme të ndërmjetësojë midis Qeverisë Rajonale Kurde dhe qeverisë irakiane për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Më 7 qershor, kryetari i Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut Masoud Barzani njoftoi planin e tij për mbajtjen më 25 shtator të një referendumi për pavarësinë e rajonit gjysmautonom të kurdëve të Irakut.

Vendet fqinje të Irakut, si Irani, Turqia dhe Siria, kanë shprehur kundërshtim të fortë ndaj këtij vendimi, nga shqetësimi se një shembull të tillë do të ndiqte edhe popullsia e madhe kurde në këto vende.

Mrekulli
Lajmet Kryesore