"Deti i përbashkët 2017", manovra e përbashkët kino-ruse kundër terrorizmit

2017-09-22 10:23:44 CRI Komenti juaj Printoni

Trupat tokësore marinës së Kinës dhe të Rusisë organizuan të enjten një garë të përbashkët kundër terrorizmit në Korpusin Detar të Flotës së Paqësorit të Rusisë.

Në këtë garë janë përfshirë dy programe të mëdha si ai kalimit të pengesave dhe ai i qitjes me armë të lehta. Të dyja skuadrat kaluan sipas programit pengesat e drunjta, murin prej tulle, murin e betonit, rrjetën dhe pengesat ujore. Ndërsa gjatë garës së qitjes me armë të lehta, të dyja grupet zhvilluan qitjen e përkatësisht me pushkë automatike dhe armë të tjera.

 

Rreshteri i marinës ruse Minayilov tha se megjithëse sapo kanë filluar garat e përbashkëta, ai ka ndjerë thellë entuziazmin e të gjithëve për të mësuar dhe për të shkëmbyer.

Komandanti i trupave kineze Chen Xin u shpreh se në këto gara të përbashkëta, dy ushtritë kanë njohur njëra tjetrën, kanë mësuar nga njëra tjetra dhe kanë shtuar miqësinë midis dy ushtrive. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore