Kryeministri kinez nënvizon thekson shtimin e përpjekjeve për rritjen e punësimit

2017-09-21 10:04:07 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilli i Shtetit i Kinës njoftoi të mërkurën se do të shtojë përpjekjet për të zgjeruar punësimin në vend. Në një deklaratë kryeministri Li Keqiang tha se Kina duhet të inkurajojë sipërmarrjen dhe novacionin për të krijuar vende pune dhe për të ndihmuar grupet kyçe, siç janë të diplomuarit e universiteteve, të gjejnë mundësi punësimi.

Në takim, Këshilli i Shtetit vendosi gjithashtu të krijojë më shumë zona pilote të tregtisë elektronike në qytetet me potencial zhvillimi.

Kina ka tashmë 13 zona pilot të tregtisë elektronike, ku kryesoret janë zonat e Hangzhou-t, Shangai-t dhe Tianjin-it.

Sipas Ministrisë së Tregtisë, në vitin 2016, vëllimi i përgjithshëm tregtar i tregtisë elektronike ndërkufitare në 13 zonat pilot u rrit më shumë se dyfishi i vitit të kaluar, duke arritur një kapitalizim tregu prej afro 25 miliardë dollarë amerikanë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore