2017-09-21 18:23:55 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kina ka nivelin më të ulët të vrasjeve në botë sipas shifrave të së mërkurës, njofton "People".
Në vitin 2016, niveli i vrasjeve ishte 0.62 për 100 mijë banorë. Në të njëjtin vit numri i rasteve të krimeve të rënda në Kinë ra 43% krahasuar me vitin 2012, aksidentet e rënda rrugore ranë 56% gjatë së njëjtës periudhë dhe niveli i sigurisë sipas besimit të banorëve u rrit në 91.6%, nga 87.55% gjatë katër viteve.
Shifrat u publikuan nga kryetari i Komisionit të Çështjeve Politike e Ligjore të KQ të PKK-së, Meng Jianzhu, në Konferencën e 7-të Kombëtare të Sigurisë Publike që u mbajt të mërkurën në Pekin.
Duke komentuar shifrat, Meng tha se situata e përgjithshme e shoqërisë ka vijuar qëndrueshmërinë falë përpjekjeve të palodhura. (Albana)