Komisioni Europian forcon mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike

2017-09-20 09:58:32 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni Europian propozoi të martën forcimin e mbrojtjes dhe kundërpërgjigjes ndaj sulmeve kibernetike.

Komisioni tha në një deklaratë se kjo do të përfshinte forcimin e Agjencisë së BE-së për Sigurinë e Rrjetit dhe Informacionit, krijimin e një kornize për sigurinë kibernetike në BE, një plan për mënyrën e reagimit ndaj incidenteve dhe krizave në shkallë të gjerë të sigurisë kibernetike dhe hulumtimin e qendrën europiane për sigurinë kibernetike.

Në deklaratë thuhet se nisma do të jetë e rëndësishme pasi BE-ja ka nevojë për investim në shkallë të gjerë në teknologjitë dhe ekspertizën e sigurisë kibernetike për të mbrojtur ekonominë digjitale, shoqërinë dhe demokracinë e saj.

Sipas shifrave zyrtare, që nga fillimi i vitit 2016, bota është goditur çdo ditë me mbi 4,000 sulme në internet, një rritje 300 për qind në krahasim me vitin 2015, ndërkohë që vitin e kaluar u prekën 80 për qind e kompanive europiane.

Mrekulli
Lajmet Kryesore