2017-09-19 10:02:21 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Gjatë 50 vjetëve të fundit, shumë vende dhe rajone janë bërë famëkeqe për shkak të korrupsionit në shkallë të gjerë. Vetëm disa, siç pranohet botërisht, ia kanë arritur qëllimit për çrrënjosjen e këtij fenomeni: Singapori dhe Hong Kongu i Kinës. Shumë vende e konsiderojnë Hong Kongun si një model të suksesshëm dhe kanë provuar të mësojnë nga eksperienca e tij.
Por si mund të ndikojë një model i tillë në Kinën Kontinentale, e cila tani po përpiqet gjerësisht për të luftuar korrupsionin?
Që në fillim të viteve 1980, pjesa kontinentale e Kinës provoi të mësojë nga eksperienca e Hong Kong-ut. Në atë kohë, kreu i Prokurorisë së Guangdong-ut vizitoi Komisionin e Pavarur Kundër Korrupsionit të Hong Kong-ut, i cili i la përshtypje të thella. Kur u kthye në Guangzhou, ai formoi byronë e parë kundër korrupsionit brenda Zyrës së Prokurorit. Që atëherë, shembullin e tij e ndoqën dhe shumë provinca të tjera e më pas u themelua Byroja Kundër Korrupsionit në Prokurorinë e Lartë Popullore, e cila u bë de facto njësia kombëtare kundër korrupsionit.
Kjo byro, së bashku me Komisionin e Mbikëqyrjes Disiplinore të Partisë Komuniste të Kinës, adoptuan strategjinë e trefishtë kundër korrupsionit të Hong Kongut: zbatim i ligjit, parandalim dhe edukim.
Që prej Kongresit të 18-të të vitit 2012, kur presidenti Xi Jinping erdhi në pushtet, i dha rënësi zbatimit të ligjit. Presidenti dhe Wang Qishan, sekretari i Komisionit të Inspektimit Disiplinor të partisë, kanë shtuar përpjekjet për t'i nxjerrë përpara drejtësisë të korruptuarit. Në katër vitet e kaluar, me qindra zyrtarë, duke përfshirë dhe ata të nivelit ministror, janë ndjekur penalisht dhe janë dënuar duke dërguar një mesazh të qartë se korrupsioni nuk do të tolerohet.
Veçanërisht, goditja ka pasur në shënjestër sindikatat e korrupsionit: ato në Shanxi, Sichuan, në sektorin e energjisë, në ushtri e kështu me radhë. Nëse këto sindikata nuk shkatërrohen, nuk ka asnjë shans për të pasur një sistem efikas të parandalimit të korrupsionit.
Për të thelluar këtë luftë, Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, lajmëroi së fundi themelimin e një agjencie të re kundër korrupsionit: Komisionin Kombëtar të Mbikëqyrjes nën varësinë e Asamblesë dhe me kryetar të emëruar nga Asambleja.
Komisioni i ri do të mbledhë nën vete njësitë e kundër korrupsionit që kanë funksionuar pranë prokurorive dhe departamenteve të qeverisë, siç është Ministria e Mbikëqyrjes dhe Byroja Kombëtare e Parandalimit të Korrupsionit. Kjo agjenci e re do të punojë së bashku mbikëqyrësin disiplinor të partisë ka dhe fuqi të hetojë të gjithë zyrtarët publikë, duke përfshirë anëtarët e partisë, ata të shërbimit civil, gjykatësit dhe prokurorët, si dhe kompanitë shtetërore. Krijimi i kësaj agjencie forcon imazhin e Kinë për nxitjen e shtetit të së drejtës.
Me afrimin e Kongresit të 19-të të PKK-së, fushata e luftës kundër korrupsionit dhe ata që e drejtuan atë mund të numërojnë plot suksese.
Fjalë kyçe e kësaj fushate ka qene inspektimi ose xunshi, që ka rezultuar një mjet efikas për të luftuar korrupsionin në Kinë. Midis rasteve të korrupsionit të hetuara nga mbikëqyrësi i disiplinës i PKK-së, rreth 60 për qind e indikatorëve u mblodhën nga grupet e inspektimit.
Komisioni i Inspektimit Disiplinor ka ndërmarrë 12 raunde inspektimi në 277 departamente partiake dhe qeveritare, kompani shtetërore, institute dhe universitete që nga Kongresi i 18-të i vitit 2012.
Inspektimi i 12 u zhvillua më 30 gusht në 17 njësi të qeverisjes, përfshirë qeverinë e Rajonit të Mongolisë së Brendshme, Universitetin e Pekinit dhe Administratën e Kibernetikës së Kinës. Inspektimi gjeti se zyrtarët e Universitetit të Pekinit ishin ngritur në detyrë në kundërshtim me ligjin.
Vetë presidenti Xi Jinping e ka nënvizuar disa herë rëndësinë e luftës kundër korrupsionit që kur mori drejtimin e qeverisjes, pesë vjet më parë. Në maj të këtij viti, Xi drejtoi një mbledhje të Byrosë Politike të Komitetit Qendror, gjatë të cilës zyrtarëve ju kërkua jepnin shembullin e tyre vetjak duke treguar vetëpërmbajtje për përdorimin e pushtetit dhe të pranonin inspektimet sipas ligjit.