Wang Yi u takua me Antonio Guterres

2017-09-19 09:59:02 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi u takua të hënën me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në Mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, mbajtur në New York.

Wang Yi tha se Kina shpreson që OKB-ja do të luajë një rol të fortë në çështjet ndërkombëtare në një kohë kur pasiguritë globale janë në rritje.

Ministri i Jashtëm tha se Kina është e gatshme të zhvillojë bashkëpunim shumëpalësh me OKB-në për shtimin e përpjekjeve në ruajtjen e paqes botërore.

Guterres vlerësoi përpjekjet e Kinës në shumë fusha, përfshi përballimin ndaj ndryshimit të klimës dhe zbatimin e Agjendës së OKB-së 2030 për zhvillimin e vazhdueshëm.

Të dy palët shkëmbyen gjithashtu pikëpamjet mbi konfliktin në shtetin Rakhinë të Mianmarit si dhe për problemin e Gadishullit Korean. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore