Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Guterres, thirrje për reformimin e OKB-së

2017-09-19 09:57:13 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dhe presidenti amerikan Donald Trump bënë thirrje për reformimin e OKB-së dhe luftimin e burokracisë.

Të dy udhëheqësit bënë këtë thirrje në një mbledhje të nivelit të lartë për reformën e OKB-së që u zhvillua të hënën në Nju Jork.

Kreu i OKB-së Guterres u shpreh se përpjekjet duhet të bëhen për të ndryshuar strukturat e copëtuara për ta shndërruar OKB-në në një organizatë globale më "elastike dhe efikase".

Sipas tij, reformat mbi operacionet paqeruajtëse, sistemin e zhvillimit dhe strategjitë për të realizuar barazinë gjinore e dhëë fund abuzimit seksual janë tani në zhvillim e sipër.

Ndërsa, presidenti amerikan Donald Trump tha se OKB-ja nuk ka shfrytëzuar mundësitë e saj maksimale për shkak të burokracisë dhe keqmenaxhimit. (ZhangYan/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore