2017-09-18 10:31:44 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Sipërmarrësit kinezë ndihen më të sigurt për ekonominë në tremujorin e tretë të vitit sesa ishin në tremujorin e dytë. Bazuar në një studim me mbi 5000 ndërmarrje industriale, Banka Qendrore e Kinës ka përcaktuar indeksin e besimit të sipërmarrësit në 68.7 për qind për tremujorin e fundit.
Ky është niveli më i lartë i regjistruar që nga tremujori i parë i vitit 2012 dhe gjithashtu 17.5 pikë përqindje më i lartë se tremujori i tretë i vitit të kaluar.
Ndërkohë, një anketë tjetër të bankës qendrore me mbi 3000 bankierë, tregon gjithashtu se indeksi i besimit të bankierëve u rrit me 7.5 pikë përqindje nga tremujori i dytë duke arritur nivelin në 75.3 për qind në tremujorin e tretë. (Leftion Peristeri)