2017-09-18 09:31:58 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Sistemi satelitor Beidou i zhvilluar nga Kina ka tani një çip të ri, që sipas ekspertëve, gëzon saktësinë e pozicionimit që shkon në nivelin e nënmetrit.
Çipi mbështet mbi gjeneratën e re të satelitëve Beidou-3 për lundrim dhe pozicionim të saktë.
Ran Chengqi, zëvendësprojektuesi kryesor i rrjetit Beidou vë në dukje se sistemi i ri ka aftësi më të sakta të pozicionimi.
"Tani po ndërtojmë sistemin Beidou 3. Përveç mbulimit global, është përmirësuar kapaciteti dhe besueshmëria e tij. Saktësia e pozicionimit do të dyfishohet ose trefishohet krahasuar me atë të sistemit aktual."
Sistemi i ri u krijua për të mbuluar vendet e përfshira në nismën 'Brezi dhe Rruga', duke hedhur një hap madhor drejt ndërtimit të një rrjeti global të pozicionimit me 35 satelitë deri në vitin 2020.
Me zhvillimin e sistemit Beidou, do të shtohen dhe mundësitë e ka biznes të ri të bazuar në shërbimet e pozicionimit.
Ekspertët sugjerojnë se vlera e zinxhirit industrial e Beidou-t mund të arrijë në 240 miliardë juanë brenda tre vjetësh. (Leftion Peristeri)