Lufta e Kinës kundër korrupsionit favorizon stabilitetin global

2017-09-15 10:32:59 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka nxitur fuqishëm një sërë masash kundër korrupsionit, gjë që ka një rëndësi të madhe për stabilitetin botëror, tha të enjten sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Prokurorëve Han Moraal.

Deklarata e tij u bë në sesionin e 22-të vjetor të Federatës Ndërkombëtare të Prokurorëve që u zhvillua në Kinë.

"Unë vij nga Holanda dhe shoh shpesh njoftimet e mediave të vendit tim që flasin për goditjen e Kinës kundër korrupsionit. E gjithë bota po i kushton vëmendjen Kinës dhe masave të forta kundër korrupsionit."

Ai tha se problemi i korrupsionit ka të bëjë me stabilitetin e një shoqërie, ndërsa theksoi se goditja kundër korrupsionit ka nevojë për bashkëpunimin e fortë midis vendeve të ndryshme.

Federata Ndërkombëtare e Prokurorëve, si një organizatë e rëndësishme ndërkombëtare jo qeveritare, do të bëjë përpjekje për të krijuar një platformë shkëmbimesh dhe bashkëpunimi midis vendeve të ndryshme për të goditur bashkërisht krimet e korrupsionit. (Du/Leftion Peristeri)  

Mrekulli
Lajmet Kryesore