2017-09-14 10:16:55 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Gjashtë firma të menaxhimit të letrave me vlerë morën leje për të mbledhur "fonde të fondeve", të cilat do të investohen në fonde të tjera dhe jo drejtpërdrejt në kompani, aksione apo obligacione.
"Fondi i fondeve" është një strategji alternative investimi, që investon në një portofol të ndryshëm, duke u bazuar në një sërë kriteresh, si përfitimet dhe rreziku.
Të dhënat tregojnë deri në fund të korrikut, tregu vendas i fondeve të ofruara publikisht arriti në 1.6 trilionë dollarë, me rreth 45500 fonde për t'u investuar. (Leftion Peristeri)