Ji'an, qyteza shembull e luftës së Kinës kundër varfërisë

2017-09-13 17:12:11 CRI Komenti juaj Printoni

56-vjeçarja Xiao Meilan jeton në fshatin Chaoguo të qytezës Ji'an të provincës Jiangxi të Kinës Jugore. Bashkëshorti i saj punon si punëtor i thjeshtë në fshat. Të ardhurat e tyre janë 170 juanë në ditë. Një lajm i keq i papritur që erdhi në maj të vitit 2016, pothuajse e shkatërroi këtë familje të varfër. Mjekët konfirmuan se Xiao Meilan vuan nga leukemia. Kostoja e lartë e mjekimit rrezikoi të harxhojë të gjitha paratë e familjes.

Pasi mori vesh gjendjen e saj, komiteti i fshatit e futi familjen e Xiao Meilan-it si në listën e familjeve të varfra. Kështu, familja e saj mund të marrë në kohë mjekim dhe ndihmë sipas modelit "sigurime të 4-fishta". Me mbështetjen e këtij modeli, Xiao Meilan ka bërë 5 mjekime të tjera dhe tani ajo është shëruar.

Nga diagnoza e sëmundjes deri në shërim, Xiao ka harxhuar gjithsej mbi 430 mijë juanë, por pas 4 rimbursimeve, ajo pagoi vetëm afro 20 mijë juanë.

Modeli "sigurime të 4-fishta" është një masë e fortë e efikase e qytezës Ji'an për parandalimin e varfërisë së shkaktuar nga sëmundjet. Që nga fillimi i këtij viti, Ji'an-i ka përsosur më tej sistemin e sigurimit shëndetësor, duke dhënë ndihma mjekësore ndaj pacientëve që preken nga sëmundje të rënda. Me këtë model, pacientët që jetojnë në zonat rurale dhe urbane mund të marrin ndihma krahas sigurimit shëndetësor.

Në Ji'an ka shumë familje të varfra si ajo e Xiao Meilan-it. Në vitin 2016, në Ji'an kishte gjithsej 48660 veta të regjistruar si të varfër, 46.3% e të cilëve janë varfëruar nga sëmundjet. Për këtë arsye, Ji'an-i zbaton pagesën e plotë për të varfrit në bazë të sigurimit të ri mjekësor kooperativ rural, duke ngritur përqindjen e rimbursimit mjekësor për sëmundjet e rënda. Krahas kësaj, qyteza Ji'an ka blerë sigurime shtesë shëndetësore, për të ndihmuar ata që pësojnë sëmundje të rënda.

Fondet e posaçme kanë garantuar zbatimin e modelit "sigurime të 4-fishta". Në vitin 2016, Ji'an-i përdori 150 milionë juanë fonde të posaçme për pagimin e sigurimeve shtesë. Krahas kësaj, bashkë me sigurim të ri mjekësor kooperativ rural dhe sigurimin për sëmundjet e rënda, niveli i fondit të ndihmës ka arritur në 80 milionë juanë.

Në vitin 2017 Ji'an-i u vlerësua si shembull në mbarë Kinën për luftën ndaj varfërisë së shkaktuar nga sëmundjet. Me modelin "sigurime të 4-fishta", efekti i luftës kundër varfërisë është i jashtëzakonshëm, ndërsa njerëzit e varfër marrin një kuptim më të lartë për jetën.

(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore