Xi shpreson për një zhvillim më të madh të turizmit botëror

2017-09-13 20:51:50 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti kinez Xi Jinping në një mesazh përshëndetës drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Turizmit, pranë OKB-së që po zhvillohet në Chengdu, shprehet se turizmi është një mjet efektiv për të krijuar rritje ekonomike dhe vende pune.

Turistët kinezë pritet të bëjnë rreth 700 milionë udhëtime jashtë vendit, në pesë vitet e ardhshme.

Kreu i shtetit Xi Jinping bëri thirrje që sa më shumë turistë të vijnë në Kinë, për të përjetuar historinë, kulturën, relievin dhe shumëllojshmërinë e traditave të vendit.

Aleanca Botërore e Turizmit u prezantua gjatë takimit në Chengdu, kryeqendra e provincës kineze, Sichuan. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore