Geng Shuang: Zëri i Kinës po bëhet mendimi unanim i komunitetit ndërkombëtar

2017-09-13 20:01:07 CRI Komenti juaj Printoni
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang u shpreh të mërkurën në një konferencë shtypi se zëri i Kinës, projekti i Kinës dhe urtësia e Kinës po gjejnë mirëkuptimin, përkrahjen e përgjigjen e më shumë vendeve dhe po bëhen mendime unanime të komunitetit ndërkombëtar.

Sipas njoftimeve, sesioni i 71-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së i mbyllur ditët e fundit vendosi ta pranojë parimin "Konsultimet e përbashkëta, ndërtimi i përbashkët dhe shpërndarja e përbashkët" të paraqitur nga Kina. Lidhur me këtë, Geng Shuang u shpreh:

"Konsultimet e përbashkëta, ndërtimi i përbashkët dhe shpërndarja e përbashkët janë parimi drejtues për bashkëpunimin e nismës 'Një brez, një rrugë' të paraqitur nga Kina, janë mendimet e rëndësishme unanime të arritura gjatë nxitjes së kësaj nisme, të mirëpritur gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar. Ky parim thekson veprimin e përbashkët dhe marrjen e përbashkët të përfitimeve, duke shfaqur idenë e barazisë, bashkëpunimit e leverdisë reciproke. Nën sfondin e ndërlidhjes së interesave të vendeve të ndryshme dhe të shtimit të pandërprerë të sfidave globale, ky parim ka rëndësi të madhe aktuale."

Geng Shuang shtoi se para kësaj, në rezolutën e miratuar nga OKB-ja u pranuan pikat e ndërtimit të nismës "Një brez, një rrugë", të ndërtimit të fatit të përbashkët të njerëzimit etj., kjo tregon se zëri i Kinës, projekti i Kinës dhe urtësia e Kinës po gjejnë mirëkuptimin, përkrahjen e përgjigjen e më shumë vendeve dhe po bëhen mendimet unanime të komunitetit ndërkombëtar:

"Si një nga ekonomitë e reja të tregut dhe nga vendet në zhvillim, Kina dëshiron të bëjë përpjekje së bashku me komunitetin ndërkombëtar në bazë të parimit të sipërpërmendur për të nxitur aktivisht reformën e sistemit të administrimit global."

Sesioni i 71-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së i sapo mbyllur miratoi rezolutën "OKB-ja dhe administrimi i ekonomisë globale", ku u kërkohet palëve të ndryshme të përmirësojnë administrimin e ekonomisë globale në bazë të parimit "Konsultime të përbashkëta, ndërtimi i përbashkët dhe shpërndarja e përbashkët" duke forcuar rolin e OKB-së përballë sfidave globale. (Fani/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore