2017-09-13 10:18:29 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kina ka shënuar rritje të mëdha dhe të vazhdueshme në nënkontraktimin e shërbimeve (outsourcing) gjatë 10 viteve të fundit, duke e shtuar vlerën e tregut të këtij sektori me 1.4 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2006 dhe kapitalizim të përgjithshëm prej në 106.5 miliardë dollarësh amerikanë.
Në nivel global shërbimet e nënkontraktimit janë gjithashtu në rritje e sipër, duke zënë 33% të tregut.
Të dhënat u publikuan pasi nga 28-29 shtator Ministria e Tregtisë e Kinës do të organizojë Samitin e 8-të të Nënkontraktimit të Shërbimeve të Kinës në Hangzhou të provincës Zhejiang.
Qysh nga viti 2006, Kina ka publikuar një sërë politikash për nxitjen e industrisë së nënkontraktimit të shërbimeve dhe ka përcaktuar 31 qytete shembull në këtë sektor, kryesisht në Deltën e Lumit Jangce, Deltën e Lumit Perla dhe rajonin rreth Gjirit Bohai, ku u realizuan 93% të shërbimeve të tilla.
Në të ardhmen Kina do të fokusohet në zhvillimin e burimeve me vlerë të lartë të shtuar. (Wang Lei)