Ambasadorja Jiang Yu u takua me delegacionin e qytetit Guangzhou

2017-09-12 20:00:56 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu u takua me Ouyang Weimin, anëtar i përhershëm dhe zv/sekretar i Komitetit të PK të Kinës në qytetin Guangzhou dhe shoqëruesit e tij. Të dyja palët shkëmbyen mendime për kontaktet e bashkëpunimin lokal midis Kinës dhe Shqipërisë.

Ambasadorja Jiang tha se Kina dhe Shqipëria kanë miqësi tradicionale dhe vitet e fundit marrëdhëniet dypalëshe kanë hyrë në etapën e re të zhvillimit të shpejtë dhe të gjithanshëm, të cilave u kushtohet vëmendje dhe mbështetje nga qarqe të ndryshme. Të dy vendet kanë zgjeruar pandërprerë shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fushat politike, ekonomiko-tregtare dhe njerëzore dhe kontaktet lokale midis dy vendeve janë gjithnjë e më të ngushta. Aktualisht, një rreth dhe pesë qytete shqiptare janë binjakëzuar me provinca e qytete kineze. Shqipëria, si vend përgjatë nismës "Një Brez, Një Rrugë" dhe vend anëtar i mekanizmit të bashkëpunimit "16+1", ka epërsi të dukshme gjeografike dhe burime të pasura natyrore e kulturore. Kina dhe Shqipëria kanë perspektivë të gjerë bashkëpunimi dhe të dyja palët duhet të shfrytëzojnë plotësisht platformën e shkëmbimeve lokale si dhe burimet e veçanta të njeri-tjetrit, për një bashkëpunim dhe shkëmbime më të gjera, në forcim të mëtejshëm të miqësisë kino-shqiptare.

Sektretari Ouyang Weimin u shpreh se gjatë vizitës së tij në Shqipëri ai kishte ndjerë miqësinë e popullit shqiptar dhe dëshirën sinqerte të bashkëpunimit dhe shkëmbimit mes pushtetit vendor dhe palës kineze. Qyteti Guangzhou dëshiron të shkëmbejë përvoja me pushtetin vendor në Shqipëri, me synim krijimin e kushteve të favorshme të bashkëpunimit në fushat ekonomike, tregtare, bujqësore, kulturore, njerëzore, mes të rinjve etj.

Nga 9 deri më 11 shtator, anëtari i përhershëm dhe zëvendës sekretar i Komitetit të Partisë Komuniste të Bashkisë Guangzhou, Ouyang Weimin në krye të një delegacioni vizitoi Shqipërinë. Delegacioni u prit në Bashkinë e Tiranës nga kryetari i saj Erion Veliaj, me të cilin nënshkruan një memorandum për forcimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve miqësore midis qyetit Guangzhou, të provincës Guangdong dhe bashkisë së kryeqytetit shqiptar. Në bazë marrëveshjes të dyja palët u zotuan për forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit në ekonomi, tregti, kulturë dhe shkëmbime njerëzore. (Wang Lei/ Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore