2017-09-12 09:58:31 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Të dhënat nga Administrata Shtetërore e Pyjeve e Kinës tregojnë se vlera e përgjithshme e industrisë së pyjeve të Kinës arriti në 1.2 trilionë juanë ose 184 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2016.
Sipas të dhënave të fundit zyrtare, zona e pyjeve ekonomike në të gjithë Kinën ka arritur në afro 36 milionë hektarë, me produkte të ndryshme prej 170 milionë tonësh.
Song Huigang, nënkryetari i Shoqatës së Pyjeve Ekonomike të Kinës, shpjegon rëndësinë e pyjeve ekonomike.
"Pylli ekonomik nuk është vetëm një lloj produkti, ose një lloj peme, por vlen për pyllëzimin dhe luan një rol shumë të rëndësishëm për ndërtimin ekologjik të vendit."
Statistikat tregojnë se gjithsej 350 mijë familje me të ardhura të ulëta kanë përfituar nga turizmi pyjor. Të ardhurat e tyre vjetore u rritën 3,500 juanë për çdo familje.
Është palnifikuar që sipërfaqja e pyjeve ekonomike të arrijë në 41 milionë hektarë deri në vitin 2020, me një prodhim total prej 176 milion tonë.