Të ardhurat fiskale të Kinës shënojnë rritje të ngadaltë të gusht

2017-09-12 09:44:49 CRI Komenti juaj Printoni

Statistikat tregojnë se të ardhurat fiskale të Kinës shënuan rritje të ngadalshme në gusht.

Të ardhurat fiskale u rritën me 7.2 për qind nga viti në vit duke arritur në më pak se 1.1 trilionë juan, ose mbi 160 miliardë dollarë amerikanë muajin e kaluar.

Rritja më e ngadaltë vjen për shkak të rënies të ndjeshme të të ardhurave jo-tatimore, të cilat kanë rënë me 22.5 për qind.

Megjithatë, të ardhurat nga taksat u rritën me 16 për qind nga viti në vit, për shkak të një ekonomie të qëndrueshme dhe rritjes së çmimeve.

Të ardhurat fiskale të Kinës u rritën me 9.8 për qind në 8 muajt e parë duke arritur në mbi 1.8 trilionë dollarë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore