OKB-ja kufizon furnizimin me naftë të Koresë së Veriut, Kina shpreh mbështetje

2017-09-12 09:38:58 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë të re për Korenë e Veriut pas provës së gjashtë të bombës me hidrogjen, duke ndaluar eksportin e tekstileve dhe kufizuar importimin e naftës bruto.

Rezoluta e sotme, e treta e kaluar nga Këshilli i Sigurimit brenda pesë javëve, e kufizon me 30 për qind furnizimin me karburant. Ndërkohë ndalimi i eksporteve të tekstileve do t'i kushtojë Koresë së Veriut 800 milionë dollarë. Rezoluta ndalon gjithashtu dërgimin e remitancave nga jashtë.

Me hyrjen në fuqi të sanksioneve të reja, 90 për qind e eksporteve të Koresë së Veriut janë tani të ndaluara.

Rezoluta e mëparshme ndaloi eksportimin prodhimeve të detit.

Pas rezolutës të së hënës, Ministria e Jashtme e Kinës, deklaroi se vendi e mbështet Këshillin e Sigurimit të OKB-së të marrë masat e nevojshme në lidhje me provat bërthamore të Koresë së Veriut. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore