Lojërat Olimpike të Parisit në ndihmë të infrastrukturës

2017-09-12 17:54:06 CRI Komenti juaj Printoni
Parisi pritet të ratifikohet të mërkurën si vendi mikpritës i Lojërave Olimpike të vitit 2024, me rival qytetin kandidat të Los Anxhelesit, ku pritet të zhvillohet Olimpiada e vitit 2028.

Organizatorët e Lojërave thanë se ata synojnë të rritin vlerën e disa prej distrikteve si Seine Saint Denis, duke i ndihmuar në zhvillimin e tyre nëpërmjet Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Tony Estanguet, bashkëkryesues i ofertës së Parisit tha se suksesi i Lojërave Olimpike të Londrës në vitin 2012 i ka nxitur për këtë.

"Ne iu referuam suksesit të Olimpiadës së Londrës dhe fakti që ato lanë një trashëgimi të fortë, fizike në lindje të kryeqytetit britanik, ishte shumë i rëndësishëm. Pra, me Lojërat Olimpike të Parisit në vitin 2024 ne do të përpiqemi të krijojmë një trashëgimi fizike, të prekshme dhe në fushën e edukimit. Kjo bëhet që njerëzit të kuptojnë se nga këto Lojëra do të përfitojnë drejtpërdrejt"

Lojërat Olimpike të Parisit me një buxhet relativisht modest, krahasuar me standardet e fundit, prej 7 miliard eurosh do të lenë trashëgimi dy objekte infrastrukturore në distriktin Seine-Saint Denis. Bëhet fjalë për një stadium të ri dhe për Fshatin Olimpik. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore