2017-09-11 19:33:51 | xinhua | Komenti juaj | Printoni |
Qeveria kineze i kushton një rëndësi të madhe sundimit të ligjit dhe Kina dëshiron të forcojë bashkëpunimin me vende të tjera, në fushën e gjyqësorit. Kjo ishte deklarata e presidentit kinez Xi Jinping në një letër përshëndetëse drejtuar Konferencës së 22-të vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve, që nisi të hënën në Pekin.
"Kina punon për të garantuar se vendi, qeveria dhe shoqëria sundohen nga ligji", tha kreu i shtetit.
Ai u bëri thirrje prokurorëve nga e mbarë bota të shkëmbejnë përvojën e tyre në mbrojtjen e interesit publik, në forcimin e ligjit dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë.
Ndërkohë, Prokuroria e Lartë e Popullit e Kinës (SPP) nënshkroi më shumë se 130 marrëveshje bashkëpunimi dhe memorandume mirëkuptimi me 98 organe gjyqësore nga vende të ndryshme, me synim luftën kundër krimit ndërkombëtar.
Bashkëpunimi ndërkombëtar ka ndikuar në luftën kundër korrupsionit, terrorizmit, pastrimit të parave, krimit kibernetik dhe trafikut të lëndëve narkotike, thuhet në deklaratën e SPP-së. (Eda Merepeza)