2017-09-11 19:19:50 | xinhua | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për bashkëpunim global në luftën kundër shkretëtirëzimit, duke e cilësuar atë si një sfidë mbarë botërore.
Propozimi i kreut kinez të shtetit u bë nëpërmjet një letre drejtuar Konferencës së Palëve nënshkruese të Konventës së OKB-së për Luftën ndaj Shkretëtirëzimit.
Konferenca dyjavore po zhvillohet në qytetin Ordos të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme, me pjesmarrjen e 2 mijë delegatëve nga 200 vende dhe organizata të ndryshme.
Tema kryesore e Konferencës është gjetja e rrugëve për përmbushjen e objektivit të OKB-së, për dhënien fund rritjes së shkretëtirizimit, deri në vitin 2030.
Vendet e përfshira në nismën "Një Brez, një Rrugë", pjesë e konferencës, kanë nënshkruar një draft për bashkëpunimin në luftën ndaj shkretëtirizimit.(Eda Merepeza)