2017-09-11 10:34:43 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Në vitin 2016, të ardhurat e kombinuara të 500 kompanive kryesore kineze kanë shënuar një rekord të ri pas një rënieje dyvjeçare.
Të ardhurat e përgjithshme prej 64 trilionë juanësh, ose 9.8 trilionë dollarësh, shënuan një rritje mbi 7.6% në krahasim me shifrat e 2015-s.
Korporata Kombëtare e Kinës për shpërndarjen e energjisë elektrike u rendit në vendin e parë me të ardhurat mbi 320 miliardë dollarësh, e pasuar nga Sinopec dhe PetroChina.
Në listë bëjnë pjesë gjithashtu kompanitë e internetit si "Baidu", "Tencent" etj, gjigantët e tregtisë eletronike si "Alibaba" dhe "JD.com". (Xu Guang)