2017-09-11 10:33:48 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kryeministri kinez Li Keqiang i përcolli urime homologut të Greqisë Alexis Tsipras për hapjen e sesionit të 82-të të Panairit Ndërkombëtar të Selanikut, panairi më i madh tregtar i Greqisë.
Pavijoni kinez në këtë panair ka një sipërfaqe prej 6 mijë metra katror ku prezantojnë produktet e tyre mbi 100 ndërmarrje që veprojnë në fushën e transportit, telekomunikacionit, energjisë, prodhimit inteligjent dhe mbrojtjes së mjedisit.
Në mesazhin e urimit, kryeministri Li Keqiang u shpreh se Kina është vendi i parë i fituar i nderit që merr pjesë në panairin e Selanikut që nga viti 1998, prandaj ky rast sipas tij, ka vendosur një urë ekonomike dhe shkëmbimesh tregtare mes Kinës-Europës.
Kryeministri i Greqisë u shpreh se Kina është një vend i fuqishëm me plane strategjike, nga i cili Greqia mund të përfitojë. Tsipras shtoi se Greqia i mirëpret investimet e huaja, ndërsa theksoi përfitimet e bashkëpunimit midis dy vendeve në Portin e Pierut. (Fang Xiaoyu)