Kinë, shtohen investimet në vendet përgjatë "Një brez, një rrugë"

2017-09-11 10:05:47 CRI Komenti juaj Printoni

Shifrat zyrtare kanë treguar një rënie të fortë të investimeve kineze jashtë vendit në gjysmën e parë të vitit.

Ndërkohë, konsulentët që studiojnë investimet e huaja të Kinës thonë se ka pasur rritje të investimeve në vendet përgjatë "Një brez, një rrugë".

Investimet e huaja direkte të Kinës ranë ndjeshëm në gjysmën e parë të vitit pasi organi rregullator forcoi goditjen kundër investimeve të parregullta jashtë vendit.

Të dhënat nga kompania "Oaklins" tregojnë se kompanitë kineze kanë investuar në 79 kompani jashtë vendit në gjashtëmujorin e parë, në krahasim me 140 kompanitë e një viti më parë. Ndërkohë, vlera e përgjithshme e marrëveshjeve arriti në mbi 440 miliardë juanë, duke regjistruar një rritje prej 82 për qind nga viti në vit.

Ndërkohë që investimet e vitit të kaluar u bënë kryesisht nga kompanitë private, këtë vit timonin e kanë marrë ndërmarrjet shtetërore, duke zënë rreth 60 për qind të vlerës së përgjithshme të marrëveshjeve.

Ndër industrisë me rritjen më të lartë janë ato të teknologjisë së lartë si robotika etj.

Kreu i "Oaklins International", Florian Von Alten shprehet

"Sipërmarrësit kinezë kërkojnë të rrisin cilësinë e produkteve të tyre dhe të përmirësojnë teknologjinë e lartë dhe këto gjenden në vendet si Gjermania, Italia, Franca, Zvicra ose SHBA. Për shembull, nëse një kompani kineze do të kërkonte të investonte në një furnizues gjerman të automjeteve që ofron produkte për BMW apo Mercedes, kjo është si një certifikatë e plotë që tregon se prodhojnë produkte me cilësi të lartë."

Alten shton se qasja tek klientët vendës është një tjetër arsye pse kompnaitë kineze blejnë apo bashkohen me kompanitë e huaja.

Të dhënat tregojnë se Europa është ende destinacioni më i preferuar për kompanitë kineze. Ndërkohë, Azia ka zëvendësuar SHBA-në si destinacioni i dytë më i favorshëm falë rritjes së investimeve kineze në vendet përgjatë Nismës "Një brez, një rrugë".

Gabriel Wong është shefi i "PricewaterhouseCoopers China". Ai shpreson në një rritje të numrit të marrëveshjeve në muajt e ardhshëm.

"Ajo që shohim këto kohë është se ka shumë vende të ndryshme përgjatë "Një brez, një rrugë" që bëjnë shumë përpjekje dhe mendoj që veprimtaritë në këto vende do të rriten. Bërja e investimeve të Kinës në kompanitë e këtyre vendeve do të përmirësojnë industrinë e teknologjisë dhe do të ofrojnë më shumë burime si ushqim etj."

Megjithatë, Wong theksoi se aktivitetet do të jenë relativisht të ngadalta në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe argëtimin.

Në gusht, Këshilli i Shtetit i Kinës nxorri një udhëzim për rregullimin e investimeve kineze në vendet e huaja. Udhëzimi kufizon investimet në sektorin e pasurive të paluajtshme, sportet etj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore