Analistët: Teknologjia 5G mundësi për biznesin

2017-09-08 09:04:21 CRI Komenti juaj Printoni

Disa analistë të ekonomisë parashikojnë se përdorimi i teknologjisë 5 G do të sjellë mundësi të reja. Li Junjie nga Instituti i Kërkimeve të Telekomit të Kinës, me seli në Pekin, foli për këtë gjatë Ekspozitës Ndërkombëtare Optoelektronike, në Shenzhen të Kinës.

"Së pari, teknologjia 5G nuk është e lidhur vetëm me shërbimet e internetit për konsumatorët, por ka lidhje të ngushtë me industrinë. Së dyti, përbën një mundësi e mirë për operatorët e telekomunikacionit, por dhe një sfidë. Sfida më e madhe do të jetë shndërrimi i kësaj teknologjie të re në mundësi biznesi", tha analisti.

Analistë të tjerë u shprehën se teknologjia e re 5G do të sjellë përfitime për mbarë industrinë optike të komunikimit. Kina planifikon futjen e teknologjisë 5G në përdorim në vitin 2020. Parashikohet që do të investohen 460 miliard dollarë amerikanë për ndërtimin e rrjetit 5G në Kinë. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore