Kina ndalon skemat e financimit me monedha virtuale

2017-09-07 17:23:27 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze njoftuan ndalimin e ofertave fillestare në monedhë virtuale, apo skemave të mbledhjes së fondeve nëpërmjet monedhave virtuale si bitcoin.

Kjo masë është pjesë e planit të rregullatorëve kinezë për të forcuar rregullat rreth monedhave virtuale.

Një deklaratë e përbashkët e shtatë rregullatorëve, duke përfshirë edhe Bankën Qendrore, njofton ndalimin e menjëhershëm të të gjitha fushatave për mbledhje e fondeve me bitcoin apo valuta të tjera virtuale, duke theksuar se ky është një aktivitet i paligjshëm financimi dhe i paautorizuar.

Autoritetet kineze pohojnë se mashtrimet financiare dhe skemat piramidale janë të lidhura me këtë model financimi. Çmimet e dy monedha virtuale, bitcoin dhe ethereum, rënë ndjeshëm pas lajmit të ndalimit. Së paku 40 platforma kanë njoftuan mbylljen e shërbimeve të tyre në të gjithë Kinën.

Teorikisht, skema e mbledhjes së fondeve e njohur si ICO, u lejon kompanive fillestare të mbledhin fonde investimesh duke shitur monedha të reja virtuale në këmbim të parave cash.

Megjithatë, Cheng Chi, menaxher i një firme emetimi të letrave me vlerë me seli në Guangzhou, thotë se qëllimi i vërtetë i skemave të financimit me monedha virtuale është një histori tjetër.

"Këto monedha virtuale nuk kanë gjeneruar asnjë vlerë, sa më shumë blerës, aq më e lartë është vlera e tyre. Sa më shumë shitës, aq më e ulët është vlera e tyre. Kjo është krejtësisht spekulative. Nuk është bërë asnjë shqyrtim. Kjo do të thotë që monedhat virtuale janë gjithashtu të paligjshme."

Disa investitorë thonë se po fillojnë të kuptojnë se monedhat virtuale janë vetëm skema piramidale.

"Asnjë njeri nuk dëshiron të blejë monedha virtuale, ato nuk kanë asnjë vlerë të vërtetë, ndaj preferoj të investoj në aksione në bursa, të cilat ndonjëherë më japin përfitime të vërteta. Nëse do të duash t'i shesësh këto monedha virtuale është shumë e vështirë për të gjetur blerës dhe tani pas ndalimit të tyre nga rregullatori, investimet do të përfundojnë në zero".

Fenomeni i mbledhjes së fondeve nëpërmjet monedhave virtuale filloi vitin e kaluar, kur kompanitë fillestare kuptuan se në këtë mënyrë mund të mbledhin fonde duke anashkaluar rregullatorin. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore