Kina luan rol të rëndësishëm global për nxitjen e financës së gjelbër

2017-09-06 20:06:19 CRI Komenti juaj Printoni
Në Pekin është zhvilluar një seminar mbi financën e gjelbër, siç njihet ndryshme financimi i projekteve ekologjike dhe që e mbrojnë mjedisin. Pjesëmarrësit në seminar nënvizuan rolin kyç të Kinës në fushën e financës së gjelbër si brenda vendit ashtu dhe në arenën ndërkombëtare.

Gjatë seminarit mbi financën e gjelbër të organizuar nga Qendra Kërkimore e Financave për Klimën dhe Energjinë u diskutuan metodat dhe mjetet për të nxitur këtë sektor financiar.

I pranishëm në seminar, ndihmës-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Elliott Harris, shpjegoi disa nga rrugët kryesore për zhvillimin e financës së gjelbër.

"Së pari, financa e gjelbër si një temë më vete që ka shënuar zhvillime dramatike gjatë viteve të fundit dhe tani ne ndodhemi përpara një peizazhi krejt të ndryshëm të këtij procesi. Së dyti, pavarësisht arritjeve që janë shënuar, është e rëndësishme që ta përshpejtojmë procesin për të arritur në shkallën e vërtetë të dëshiruar dhe puna për këtë është në vijim."

Ai shtoi se financa e gjelbër mund të luajë një rol thelbësor për nxitjen e zhvillimit të qendrueshëm.

Yin Yong, zëvendësguvernator i Bankës Qendrore të Kinës, thotë se vendi ka luajtur një rol thelbësor për të forcuar financën e gjelbër në shkallë globale.

"Kina ka hedhur hapa të mëdha për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e financës së gjelbër. Gjatë kryesimit të G20-s vitin e kaluar, ne propozuam temën e financës së gjelbër dhe gjithashtu ngritëm një grup studimor të bashkëdrejtuar nga Banka Popullore e Kinës dhe Banka e Anglisë."

Një tjetër pikë e nënvizuar gjatë seminarit ishte nxitja e investimeve në projekte ekologjike nën kornizën e nismës 'Brezi dhe Rruga'.

Sherry Madera, një këshilltare e posaçme për Azinë pranë Bashkisë së Londrës, tha se financa e gjelbër është një element i rëndësishëm i nismës 'Brezi dhe Rruga'.

"Unë isha këtu në Pekin gjatë forumit të nismës 'Brezi dhe Rruga' dhe presidenti Xi Jinping e bëri të qartë se projektet duhet të mbrojnë mjedisin. Gjithashtu të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në forum nënvizuan rëndësinë e projekte ekologjike. Kështu projektet do të jenë të qëndrueshme dhe me ndikim minimal në mjedis," tha ajo. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore