2017-09-06 09:53:30 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Banka e Re e Zhvillimit, e themeluar nga vendet e BRICS-it ka planifikuar një grant prej 2.5 miliard dollarë amerikanë në formë kredie për 10 projekte të vitit të ardhshëm.
Ndër këto projekte janë miratuar 3 për energjinë e gjelbër dhe infrastrukturën, që do të kryhen në Kinë.
Zëvendëspresidenti i Bankës, Zhu Xian tha se kriteri që huadhënësi përdor për të miratuar fondet për një projekt është në përputhje me politikat e vendeve të përfshira.
"Lidhur me përgatitjen e projekteve, ne shpresojmë që së pari ato të kryhen shpejt, deri në 6 muaj. Së dyti, ne përdorim kritere kryesore në vendet ku do të kryhen projektet, në vend që të hartojmë standarde të reja"
Banka me seli në Shangai u krijua në korrik të vitit 2015 nga 5 vendet anëtare të BRICS-it. Gjatë vitit të parë të veprimtarisë së saj, Banka e Re e Zhvillimit miratoi 7 projekte me vlerë 1.5 miliard dollarë, të cilat aktualisht janë në faza të ndryshme të zbatimit. (Eda Merepeza)