Vendet e BRICS-it marrin rolin kryesor në qeverisjen globale

2017-09-05 20:30:55 CRI Komenti juaj Printoni

Duke mbuluar mbi 60 për qind të popullsisë botërore, vendet e BRICS-it e kanë vendosur qeverisjen globale si një ndër çështjet më të rëndësishme të samitit të Xiamen-it.

Analistët thonë se në të ardhmen presin që grupimi të jetë një aktor më i madh e me më shumë ndikim në çështjet ndërkombëtare.

Zëri i vendeve të BRICS-it në arenën ndërkombëtare është rritur vazhdimisht gjatë viteve të fundit, ndërsa grupi i pesë vendeve ka bërë thirrje për për një sistem qeverisjes global më të barabartë.

Ndërsa samiti i BRICS-it u mbyll në Xiamen, presidenti kinez Xi Jinping tha se vendet anëtare kanë vendosur një gamë të gjerë çështjesh ndërkombëtare në axhendën e këtij viti.

"Ne liderët e BRICS-it besojmë se është në interesin tonë të përbashkët për të thelluar bashkëpunimin politik dhe atë të sigurisë, duke rritur besimin e përbashkët strategjik. Këtë e pret nga ne edhe komuniteti ndërkombëtar. Ne arritën konsensus të rëndësishëm për çështje të tilla si situata ndërkombëtare, qeverisja globale, pikat e nxehta ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe siguria e zhvillimi kombëtar".

Xi Jinping tha gjithashtu se të pesë vendet anëtare do të vazhdojnë të përpiqen për paqen dhe stabilitetin në botë.

"Ne po përparojmë në vazhdimësi bashkëpunimin tonë kundër terrorizmit, sigurisë kibernetike, paqeruajtës dhe Lindjes së Mesme. Të gjitha këto përpjekje e kanë ngritur profilin e BRICS-it. Ne mbështesim thellimin e bashkëpunimit politik dhe të sigurisë dhe gjithashtu zotohemi për të kontribuar me të atë që na takon për paqen dhe stabilitetin në botë," tha Xi.

Chen Fengying, ish-drejtore e Institutit të Ekonomisë Botërore pranë Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare Bashkëkohore të Kinës, thotë se BRICS-i e ka zgjeruar vizionin e tij mbi qeverisjen globale me qëllim për t'u bërë një forcë me peshë në skenën politike botërore.

Në 'Deklaratën e Xiamen-it' të lëshuar të hënën, udhëheqësit janë zotuar të forcojnë më tej zërin e BRICS-it në skenën ndërkombëtare. Deklarata jep mbështetje të fuqishme për sistemin shumëpalësh dhe rolin qendror të Kombeve të Bashkuara në çështjet ndërkombëtare. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore