Kina do të hapë tregun e menaxhimit të tubacioneve të naftës dhe gazit

2017-09-05 20:28:45 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze u zotuan të krijojnë një qasje të drejtë dhe të hapur ndaj ndërtimit dhe shfrytëzimit të tubacioneve të naftës dhe të gazit në vend.

Politikat e reja do të nxirren për të hyrjen në treg të palëve të treta në një sektor i cili dominohet nga gjigandët shtetërorë të naftës, që zotërojnë rreth 98 për qind të tregut.

Analistët thonë se përqendrimi i menaxhimit dhe ndërtimit të tubacioneve mund të çojë në mungesë të efikasitetit në treg, duke sjellë çmime të paarsyeshme për konsumatorët përfundimtarë.

Duke lejuar kompanitë private të marrin pjesë në shfrytëzimin e tubacioneve të gazit dhe të naftës, autoritetet synojnë që shpërndarja të jetë më efikase. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore