Ctrip, turistët kinezë jashtë vendit "rritje shpërthyese"

2017-09-05 09:34:58 CRI Komenti juaj Printoni

Drejtori ekzekutiv i agjencisë lider kineze të udhëtimeve online, Ctrip tha se turizmi i kinezëve jashtë vendit në dhjetëvjeçarin e ardhshëm mund të shënojë "një rritje shpërthyese".

Sun Jie tha se çdo vit zgjedhin këtë agjenci për udhëtimet e tyre jashtë vendit rreth 15 milion vetë dhe kjo lëvizje ka siguruar 100 milion vende pune në mbarë botën.

Sipas statistikave zyrtare, turistët kinezë kryen në vitin 2015 mbi 120 milion udhëtime jashtë vendit, më shumë se 300% krahasuar me vitin 2005.

Turistët nga Kina Kontinentale në 6 mujorin e parë të këtij viti kryen 62 milion udhëtime jashtë vendit. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore