Xiamen, mbahet Dialogu i Tregjeve të Reja dhe Vendeve në Zhvillim

2017-09-05 15:22:02 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping drejtoi të martën në qytetin Xiamen Dialogun e Tregjeve të Reja dhe Vendeve në Zhvillim. Ai theksoi se palët e ndryshme duhet të forcojnë bashkëpunimin dhe koordinimin për ndërtimin e një ekonomie të hapur botërore, për të jetësuar Axhendën e Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030 të OKB-së, të kapin shansin historik të ndryshimit të strukturës ekonomike globale, të krijojnë parneritet më të gjerë për të hapur një rrugë për zhvillim të barabartë, të hapur, të gjithanshëm dhe me novacion, duke dhënë kontribut për përparimin ekonomik të botës.

Në dialog morën pjesë udhëheqës të vendeve të tjera anëtare të BRICS-it si presidenti brazilian Michel Temer, presidenti rus Vladmir Putin, kryeministri indian Narendra Modi, presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma si dhe të ftuar si presidenti egjiptian Abdel Fattah al Sisi, presidenti i Guinea-s Alpha Condé, presidenti meksikan Enrique Peña Nieto, presidenti i Taxhikistanit Emomali Rakhmon dhe kryeministri tajlandez Prayuth Chan-ocha.

Pjesëmarrësit e dialogut theksuan njëzëri se në situatën e re, forcimi i bashkimit dhe i bashkëpunimit midis tregjeve të reja dhe vendeve në zhvillim ka domethënie të jashtëzakonshme. Udhëheqësit e vendeve pjesëmarrëse ranë dakord ta zbatojnë në mënyrë të gjithanshme Axhendën e Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030.

Në dialog, kreu i shtetit i Kinës Xi Jinping deklaroi se Kina do të ofrojë 500 milionë dollarë amerikanë për Bashkëpunimin Jug-Jug për të ndihmuar vendet në zhvillim të përballojnë sfidat si uria, refugjatët, ndryshimin e kilimës, problemet e higjenës publike etj.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore