2017-09-04 09:50:31 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti kinez Xi Jinping takoi të dielën homologun rus Vladimir Putin, në Xiamen të Kinës.
Xi tha se forcimi i bashkëpunimit të vendeve të BRICS-it, dhe roli i tyre në rritje për çeshtjet aktuale ndërkombëtare është në dobi të interesave të përbashkëta dhe përbën një shpresë për vendet me tregje të reja dhe vendet në zhvillim. Pala kineze dëshiron që bashkë me palën ruse të nxitin arritjet pozitive të Forumit të Xiamen-it, të cilat ti zbatojnë pas Forumit, për të thelluar bashkëpunimin e vendeve të BRICS-it, dhe për të hapur fazën e dytë të "dekadës së artë".
Nga ana e tij, presidenti Putin tha se është me rëndësi që Rusia dhe Kina të ruajnë shkëmbime të ngushta në nivel të lartë, për të forcuar marrëdhëniet e gjithanshme të partneritetit strategjik, si dhe për të thelluar komunikimin dypalësh për çeshtjet ndërkombëtare dhe rajonale. Pala rusa dëshiron të thellojë bashkëpunimin me Kinën në investime, energji,bujqësi, infrastrukturë, si dhe në fushën e aviacionit dhe hapësirës, duke shtuar shkëmbime kulturore, arsimore, turistike, sportive, të mediave, si dhe ushtarake.
Presidenti kinez Xi dhe homologu rus Putin shkëmbyen mendime dhe për çështje ndërkombëtare dhe rajonale. Ata ndanë të njejtin mendim për denuklearizimin në Gadishullin Korean, për një komunikim më të ngushtë për të përballuar provën e re, të përsëritur të lëshimit të raketave balistike nga Koreja e Veriut.