2017-09-03 15:53:49 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
"Ne vendet e BRICS-it jemi të përkushtuar për të ruajtur paqen globale dhe për të kontribuar në sigurinë e rendit ndërkombëtar," tha ai gjatë fjalimit në ceremoninë e hapjes së Forumit të Biznesit të BRICS-it që do të vazhdojë punimet deri në hënën në mesditë në qytetin bregdetar juglindor të Xiamen-it.
Këtë vit, vendet e BRICS-it kanë mbajtur Takimin e Përfaqësuesve të Lartë për Çështjet e Sigurisë dhe Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme. Palët kanë rënë dakord për krijimin e një mekanizmi të rregullt të mbledhjes së përfaqësuesve të përhershëm.
Mekanizmi përfshin institucionet shumëpalëshe si: Dialogu i Planifikimit të Politikave të Jashtme, Takimi i Grupit Punës Kundër Terrorizmit, Takimi i Grupit të Punës për Sigurinë Kibernetike dhe Konsultimi mbi Operacionet Paqeruajtëse.
Ky mekanizëm synon të forcojnë konsultimet dhe koordinimin për çështjet kryesore ndërkombëtare dhe rajonale midis vendeve të BRICS, tha Xi.
Ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve të BRICS-it që të marrin pjesë në procesin e zgjidhjes së çështjeve të nxehta gjeopolitike dhe të japin kontributin e duhur.
"Unë jam i bindur se për sa kohë ne kemi një qasje tërësore për të luftuar terrorizmin në të gjitha format e tij dhe t'i trajtojmë simptomat dhe shkaqet, terroristët nuk do të kenë vend për t'u fshehur", shtoi udhëheqësi kinez.
Gjithashtu presidenti kinez Xi Jinping thekoi se fusha industriale dhe tregtare janë forca kryesore e vendeve të BRICS-it. Ai shpreson se të gjitha palët do të mund të përdorin avantazhin e tyre në teknologjinë e informacionit dhe në kapitale për të nxitur zhvillimin e më shumë projekteve të bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella, si dhe zhvillimin shoqëror dhe rritjen e mirëqenies së popujve. (Leftion Peristeri)