Kinë-Brazil, potencial gjigant bashkëpunimi

2017-09-02 10:25:38 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang pati në një takim presidentin brazilian Michel Temer, që ndodhet në Kinë për të marrë pjesë në takimin e udhëheqësve të BRICS-it dhe dialogun mes vendeve në zhvillim dhe ekonomive të reja.

Li u shpreh se Kina dhe Brazili janë ekonomitë e reja dhe vendet kryesore në zhvillim. Marrëdhëniet dypalëshe kanë pasur një zhvillim të shëndetshëm dhe kanë nxitur paqen dhe zhvillimin e botës.

"Presidenti Xi Jinping ka pasur takim të suksesshëm me ju, çka ka nxitur fuqimisht zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Kinë-Brazil. Kina është e gatshme që të konsolidohet besimi i ndërsjellë politik me Brazilin, të shtohet bashkëpunimi praktik dhe shkëmbimet kulturore," tha Li.

Li vuri në dukje se Kina dhe Brazili kanë potencial të madh bashkëpunimi dhe tregu i Kinës është i hapur. "Shpresojmë që të dyja palët do të përpiqen për përmirësimin e strukturës tregtare, për të nxitur zhvillimin e balancuar mes dy palëve, tha Li.

"Kina e mirëpret Brazilin të importojë më shumë produkte dhe qeveria kineze mbështet ndërmarrjet e fuqishme të bëjnë investime në tregun brazilian. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore