2017-09-01 09:10:06 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Të dhënat për fitimet nga katër bankat kryesore shtetërore të Kinës tregojnë një fitim të kombinuar prej më shumë se 500 miliardë juanë gjatë gjysmës së parë të këtij viti.
Bëhet fjalë për rritjen e fitimeve individuale për Bankën e Kinës, Bankën e Ndërtimit, Bankën Industriale dhe Tregtare (ICBC) si dhe në Bankën Bujqësore të Kinës.
Ndër këto katër institucione, Banka Bujqësore e Kinës kishte raportin më të lartë të kredive të këqija, deri në fund të qershorit.
Kryetari i ICBC-së Yi Huiman tha se raporti i ri fiskal 6 mujor i bankës është një ndër më të mirët, gjatë katër viteve të fundit.
"Fitimi ynë neto është rritur 2 për qind. Kjo rritje është më e fortë se performanca e çdo tremujori të vitit të kaluar. Cilësia e aseteve tona gjithashtu po përmirësohet, si dhe treguesit.Pas këtyre treguesve pozitivë forcohet aftësia jonë për të kontrolluar rreziqet dhe për një zhvillim të qëndrueshëm. "
Gjatë 6 mujorit të parë të vitit, katër gjigantët bankarë kinezë ofruan gjithsej më shumë se 80 miliardë dollarë amerikanë financim për projektet e nismës "Një brez, një rrugë".(Eda Merepeza)