Gjurma e Xi Jinping-ut në samitet e BRICS-it

2017-08-31 17:43:49 CRI Komenti juaj Printoni

Takimi i 9-të i udhëheqësve të vendeve të BRICS-it do të organizohet nga 3 deri më 5 shtator në qytetin Xiamen të Kinës Jugore.

Presidenti i Kinës Xi Jinping ka lënë gjurmë të forta nëpër samitet e BRICS-it, që kalojnë nga Durbani i Afrikës së Jugut, në Fortaleza të Brazilit, Ufa të Rusisë, Goa të Indisë dhe në Xiamen të Kinës.

Në mars të vitit 2013, kur Xi Jinping-u sapo kishte marrë detyrën e kreut të shtetit, mori pjesë në takimin e udhëheqësve të vendeve të BRICS-it në Durban të Afriksë së Jugut. Kjo ishte hera e parë që ai u shfaq në takimet shumëpalëshe ndërkombëtare si presidenti i Kinës.

Në katër vitet e mëvonshme, Xi Jiping-u vizitoi të gjitha vendet e BRICS-it, duke u bërë dëshmitar së bashku me udhëheqësit e tjerë të zhvillimit të këtij mekanizmi bashkëpunimi.

Banka e Zhvillimit e Vendeve të BRICS-it u formua shumë shpejt pas propozimit, duke paraqitur përpjekjet e vendeve të BRICS-it për reformimin e sistemit të tanishëm administrativ global.

Drejtuesja e Qendrës Event Ceará, Livia Orlanda tha: "Në konferencën e Fortaleza-s, u nënshkrua Deklarata e Fortaleza-s mbi formimin e Bankës së Zhvillimit të Vendeve të BRICS-it dhe kjo ka rëndësi të jashtëzakonshme".

Në vitin 2013, Samiti i vendeve BRICS u zhvillua për herë të parë në kontinentin afrikan. Në fjalimin e tij, Xi Jinping vuri në dukje se ekonomia afrikane duhet nxitur, për tu shndërruar në një pikë të re të shkëlqyer në ekonominë botërore.

Jaya Josie, drejtor i Qendrës Kërkimore për Vendet BRICS pranë Këshillit Kërkimor të Shkencave Humane të Afrikës së Jugut tha :

"Disa vende afrikane kanë pasur rritjen ekonomike më të shpejtë në botë. Kryetari Xi Jingping mendon se Afrika duhet të lidhet me Rrugën Detare të Mëndafshit në kornizën e nismës 'Një Brez Një Rrugë'."

Në Samitin e Vendeve BRICS në Fortaleza të Brazilit, Xi Jinping paraqiti për herë të parë "shpirtin e BRICS-it", që do të thotë hapja, gjithëpërfshirja, bashkëpuhimi dhe fitimi i përbashkët.

Evandro Carvalho, drejtor i Qendrës Kërkimore Brazil-Kinë pranë grupit studimor, Fundacionit Getúlio Vargas shprehet:

"Mendoj se shpirti i BRICS-it do të na çojë drejt përparimit dhe veçanërisht në kohën e tanishme me konflikte e kriza të shumta, ky shpirt na bashkon."

Me kalimin e kohës, sistemi i bashkëpunimit i BRICS-it ka sjellë ndikime të thella.

Presidenti i Republikës së Bashkortostan-it të Federatës Ruse, Rustem Khamitov thotë se: "Samiti ka krijuar një histori të re për Ufa-n, duke sjellë energji të mëdha pozitive dhe duke nxitur në 10 vjet zhvillimin e shpejtë urban."

Në muajin shtator, takimi i udhëheqësve të vendeve të BRICS-it do të vijë në qytetin e bukur bregdetar Xiamen, ku më herët ka punuar kreu kinez Xi Jinping.

Qytetarët e Fortaleza-s të Brazilit, qyteti që ka pritur më parë takimin e udhëheqësve të BRICS-it i ka dërguar urime Xiamen-it.

Qytetarët e Fortaleza-s shkruajnë: "Shihemi në Xiamen, BRICS"!

Mrekulli
Lajmet Kryesore