KON-i vlerëson përgatitjet e Pekinit për Lojërat Olimpike Dimërore 2022

2017-08-31 09:49:19 CRI Komenti juaj Printoni

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) ka vlerësuar dhe përshëndetur përgatitjet e Pekinit për Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022.

Kryetari i këtij Komiteti, Thomas Bach vizitoi selinë e komitetit organizativ dhe inspektoi objektet në qytet.

"Përgatitjet për Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 janë të shkëlqyera. Bashkëpunimi me KON-in është i mirë dhe progresi shihet në projektet e mëdha për zhvillimin e sporteve dimërore në Kinë. Pikërisht këto sporte kanë tërhequr 300 milion kinezë, ndërsa zhvillimi i vazhdueshëm i objekteve sportive këtu në Pekin po shënon një ringjallje në zonën urbane dhe në rajonin industrial", tha Bach.

Kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar theksoi se nuk mendon se tensionet në Gadishullin Korean mund të ndikojnë në Lojërat Olimpike Dimërore që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Korenë e Jugut. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore