2017-08-30 16:00:11 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Takimi i 9-të i udhëheqësve të BRICS-it do të zhvillohet në shtator në Xiamen të Kinës. Vendet e BRICS-it janë forca drejtuese e novacionit në tregjet e reja si dhe forcë e rëndësishme e novacionit shkencor global.
Një raport i Qendrës së Shkëmbimit të Teknologjisë së Kinës, thekson se investimet e vendeve të BRICS-it në fushën e kërkimit shkencor zënë 17% të nivelit global, ndërsa nënvizohet rritja e përqindjes së kontributit të këtyre vendeve no risitënë nivel global.
"Raporti i Zhvillimit Gjithëpërfshirës i Konkurrencës dhe Novacionit të BRICS-it" u bashkëhartua nga 40 ekspertë dhe studjues.
Ai thekson se vëllimi i eksportit të teknologjisë së lartë të vendeve të BRICS-it arriti në afro 6 trilionë dollarë, duke zënë 28% të nivelit global, ndërsa artikujt shkencorë të publikuar nga akademikët e vendeve të BRICS-it arritën në 590 mijë, duke zënë 27% të numrit të përgjithshëm global.
Këto të dhënat tregojnë se vendet e BRICS-it kontribuojnë më shumë për novacionin shkencor.
Për të ardhmen, raporti parashikon se aftësia gjithëpërfshirëse e novacionit të vendeve të BRICS-it do të vazhdojë të forcohet.
Zv.kreu i Qendrës së Shkëmbimit të Teknologjisë Shkencore të Kinës dhe redaktor i raportit Zhao Xinli, nënvizon rolin e Kinës në nxitjen e novacionit shkencor në nivel global.
"Deri në vitin 2030, aftësia e novacionit të 5 vendeve do të forcohet. Ndërkohë Kina do të mbajë vendin e parë dhe deri në vitin 2030 vendi mund të renditet ndër tre vendet e para në nivel botëro, tha ai.
Aktualisht, bashkëpunimet dypalëshe të novacionit midis Kinës dhe 4 vendeve të tjera përfshijnë projekte dhe shkëmbime njerëzore të novacionit të teknologjisë ndërkombëtare. Sipas të dhënave, nga viti 2007 deri vitin 2015, qeveria kineze dhe 4 vendet e tjera kanë bashkëpunuar në 665 projekte të novacionit, kanë investuar 2,729 miliardë yuanë, ndërsa numri dhe vëllimi i projekteve po rritet vazhdimisht. Kina dhe vendet e tjera të BRICS-it kanë ndërtuar 190 baza të bashkëpunimit shtetëror. Zhao Lixin mendon se, bashkëpunimi i novacionit është i sukseshëm dhe i frytshëm.
"Universiteti i Gjeoshkencave i Kinës ka ofruar ndihmë për menaxhimi i ujërave nëntokësore në Bengalin Perëndimor. Ky projekt zgjat 10 vjet dhe pritet të zgjidhë problemin e ndotjes së ujërave nëntokësore."
Në raport propozohet se në të ardhmen vendet e BRICS-it duhet të forcojnë bashkëpunimin, të zgjerojnë shkëmbimet njerëzore, të ndërtojnë platformën e përbashkët të informacionit, sistemin e bashkëpunimit të teknologjisë në drejtim të kompanive.