2017-08-27 10:00:47 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Shefi i Alibaba-s Jack Ma dhe kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) Thomas Bach u takuan në Hangzhou të Kinës për të diskutuar për mënyrat e përdorimit të shërbimit "cloud computing" për tifozët e rinj në mbarë globin.
Jack Ma tha se beson që teknologjitë e internetit do të ulin kostot operacionale për KON, si dhe do të ndihmojnë në tërheqjen e më shumë të rinjve për zbavitjen në sporte.
Bach tha se KON-i dhe Alibaba kanë një vizion të përbashkët për të ardhmen e veprimtarisë olimpike.
Alibaba nënshkroi në fillim të vitit një marrëveshje me KON për t'u bërë partner i saj për "cloud computing" dhe tregtinë në internet deri në vitin 2028. (Albana)