Pekin, Panairi Ndërkombëtar i Librit fokusohet te tregtia e autorësisë me vendet "Një Brez Një Rrugë"

2017-08-25 14:24:29 CRI Komenti juaj Printoni

Panairi i 24-të Ndërkombëtar i Librit i Pekinit u hap të mërkurën, me 2500 pjesëmarrës nga 89 vende e rajone të cilët kanë ekspozuar mbi 300 mijë libra të rinj nga e gjithë bota. Panairi i Pekinit është bërë nxitës dhe udhërrfyes i qarqeve botërore të botimit .

Panairi Ndërkombëtar i Librit i Pekinit u krijua në vitin 1986 dhe është panairi i dytë më i madh i librit në botë, pas atij të Frankfurtit.

Sivjet,botues nga Omani, Azerbajxhani dhe Ukraina si dhe vende të tjera zënë 58% të pjesëmarrësve në Panair.

Në edicionin e sivjetshëm, shumë shtëpi botuese të mëdha kineze kanë vendosur panele të veçanta librash rreth nismës "Një Brez Një Rrugë", të cilat janë shumë tërheqëse për botimet ndërkombëtar të Kinës. Nga të dhënat del se qysh nga viti 2014, Kina dhe vendet përgjatë "Një Rrugë Një Brez" kanë ruajtur rritjen e shpejtë në tregtinë e autorësisë, mesatarisht 20% në vit. Përqindja e tregtisë së autorësisë me këto vendeve kundrejt shumës së përgjithshme u rrit nga 5% në vitin 2014, në 15% në vitin 2016. Sipas të dhënave fillestare, në vitin 2016 vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së autorërisë me vendet përkatëse arriti në 5 mijë kopje .

Kina ka realizuar vitet e fundit ndryshimin e strukturës së librave të eksportuar. Ding Chuan, drejtori i Qendrës së Autorësisë të Grupit të Botimit Zhongxin tha se librat që pasqyrojnë zhvillimin modern ekonomik, politik, kulturor dhe shoqëror të Kinës janë bërë gradualisht pjesa kryesore e tregtisë ndërkombëtare të autorësisë.

"Në të kaluarën fokusoheshim te kultura kineze gjatë promovimit të librave tanë. Me ngritjen e statusit ekonomik të Kinës, botuam disa seri librash me tema si investimet në Kinë, biografia e ndërmarrjeve të mëdha kineze etj. përkatësiht në gjuhëve angleze, franceze, japoneze, koreane, tajlandeze, indiane, arabe, hebreje dhe greke."

Kryeredaktori letrar i Shtëpisë Botuese pranë Universitetit të Normave Guangxi Yin Muyun bëri të ditur se gjithnjë e më shumë lexues të huaj tregojnë vëmendje për jetesën e popullit kinez.

Në panairin e librit të Pekinit shihet se lexuesit kinezë mirëpresin librat e huaj klasikë si dhe ata akademikë. Edhe tregu i librave për fëmijë është bërë një fushë shumë tërheqëse. Shtëpitë e ndryshme botuese përpiqen të importojnë libra me vizatime për fëmirë, që të shtojnë aftësinë konkurruese. Ndër 7 pavijonet kryesore të Panairit, njëri është për librat ndërkombëtarë shkollorë për fëmijë .

Gjatë dy edicioneve të fundit të panairit, u nënshkruan mbi 4000 kontrata të tregtisë së autorësisë. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore