2017-08-25 09:39:46 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Diplomatë dhe studjues kinezë dhe koreanojugorë u mblodhën në Pekin për të përkujtuar 25 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.
Në forumin e organizuar me këtë rast, pjesmarrësit diskutuan një sërë çeshtjesh nga fusha politike dhe ekonomike.
Ambasadori i Koresë së Jugut për diplomacinë publike, Park Enna vlerësoi arritjet e të dy vendeve.
(act, Park Enna, in English)
"Për 25 vjet, çdo njeri është befasuar me dinamikat e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe në fushën politike,ekonomike, kulturore dhe shkëmbimet njerëzore. Zhvillimi i partneritetit tonë është i paprecedent", tha ambasadori Park.
Ndërsa ish ambasadori koreanojugor Shin Jung-Seung shprehu shqetësimin për gjendjen aktuale të marrëdhënieve midis dy vendeve.
"Marrëdhëniet dypalëshe janë ftohur si rezultat i sistemit të mbrojtjes raketore THAAD. Personalisht, më vjen keq për këtë. Dialogu midis liderëve të të dy vendeve nuk është si më parë. Është krijuar një pengesë nga e cila do të preken tregtia dhe investimet "
Yu Hongjun, ish zëvendësministër i Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qendror të PKK-së, tha se Kina është më e fokusuar në veprimet praktike.
"Ne presim që qeveria e re e Koresë së Jugut të vlerësojë qartë situatën dhe t'i përgjigjet thirrjeve të Kinës. Ajo duhet të kuptojë rëndësinë historike të 25 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike të të dy vendeve, duke bërë reale masat dhe përpjekjet, për të përmirësuar rrënjësisht marrëdhëniet aktuale midis Kinës dhe Koresë së Jugut "
Sistemi i diskutueshëm THAAD, i dislokuar në prill në Korenë e Jugut ka dëmtuar marrëdhëniet dypalëshe, ndërsa marrëdhëniet 25 vjeçare diplomatike kanë sjellë përfitime të mëdha për të dyja palët në sektorin ekonomik. Pjesëmarrësit në Forum ranë dakord se pavarësisht ulje-ngritjeve, marrëdhëniet midis Kinës dhe Koresë së Jugut nuk janë dëmtuar, ndaj kjo mund të ndikojë për të konsoliduar besimin mes palëve dhe për të zgjidhur dallimet e tyre.(Eda Merepeza)