2017-08-24 11:23:02 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Të mërkurën pasdite, në mjediset e Panairit të 24-të të Librit në Pekin, u zhvillua veprimtaria me temë "Letërsia kineze dhe globalizmi- salloni i promovimit ndërkombëtar të veprave të Mo Yanit".
Shkrimtari kinez Mo Yan fitoi çmimin Nobel për letërsi në vitin 2012. Veprat e tij janë përkthyer gjerësisht në mbi 40 gjuhë të huaja, ndër të cilat në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht etj. I pranishëm në veprimtari nobelisti Mo Yan foli për punon e tij si shkrimtar dhe u shpreh se letërsia kineze duhet të ketë karakteristikat e veta kineze.
Në forum Iljaz Spahiu, përkthyesit nga Myanmari Kuang Min, ai bullgar Petko Hinov, izraeliti Kobi Levi etj. diskutuan për globalizimin e letërsisë kineze në bazë të veprave të Mo Yanit. Iljaz Spahiu prezantoi në sallon librin " Klani i sorgumit të kuq" të Mo Yan, të përkthyer nga ai në shqip.
Panairi i 24-të i Librave i Pekinit zhvillohet nga 23 deri më 27 gusht dhe në të marrin pjesë më se 2500 kompani kineze e të huajanga 89 vende e rajone të ndryshme. Në panair janë ekspozuar më shumë se 300 mijë libra më të rrinj dhe në kuadër të tij do të zhvillohen rreth 1000 veprimtari të ndryshme. (Fani/ Eda Merepeza)