Pekin: Zhvillohet Konferenca Botërore për Robotët

2017-08-24 09:47:44 CRI Komenti juaj Printoni

 

Konferenca Botërore për Robotët 2017 nisi punimet në Pekin dhe temat e saj janë fushat kryesore të kërkimit, aplikimit dhe risive.

Në qendër të Konferencës Botërore të Robotëve është e ardhmja plotësisht robotike në prodhim dhe inxhinieri.

Tani në vitin e tretë të saj , Konferenca Botërore e Robotëve është një platformë për industrinë e robotikës dhe po promovon krijimet e saj të fundit në të gjitha nivelet.

Siasun, një furnizues kinez i robotëve industrialë, flet për robotët me ngarkesë të lehtë. Integrimi i robotëve me ngarkesë të lehtë dhe sistemet e kontrollit AR janë projektuar posaçërisht për punëtorët në linjën e montimit.

Ndërsa inxhineri i shitjeve i kësaj kompanie, Arron Zhang shpjegon avantazhet e integrimit.

"Ju po shikoni demonstrimin e një sistemi të zbulimit të ekranit të telefonit celular që kombinon teknologjinë AR dhe robotët. Nga njëra anë, robotët me ngarkesë të lehtë bashkëpunues i mbrojnë njerëzit nga lëndimet prej goditjeve, por në anën tjetër AR tregon fluksin e punës dhe efikasitetin e punëtorëve" tha ai.

Korporata SMC njihet prej kohësh e njohur si një lider në industrinë e pneumatikës, por tani punon me energji.

Chen Xiaolei, drejtuesi teknik i teknologjisë së biznesit në degën Shanghai të SMC, thotë se kalimi në energji elektrike është thelbësor, ndërsa Kina përballet me kosto gjithnjë e më të larta të punës.

Prodhimi i ndriçuesve po bëhet gjithnjë e më popullor, që do të thotë se fabrika është plotësisht e automatizuar. Veprimtaria e punëtorëve mund të realizohen nga robotët. "

Për disa njerëz zhvillimi i robotikës do të rrezikojë në të ardhmen vendin e punës së njerëzve.

Por për Jeremy Watson, president i Institutit të Inxhinierisë dhe Teknologjisë, kjo është diçka që bota duhet ta presë me gëzim dhe jo me frikë.

"Siç ka ndodhur me lëvizjet e mëparshme të teknologjisë, kur puna manuale është zëvendësuar nga makineritë, njerëzit ishin me të vërtetë të interesuar. Format e reja të teknologjisë në industrinë e shërbimeve kërkojnë gjithnjë e më shumë njerëz. Mendoj se njerëzve ju pëlqen të punojnë me njer-tjetrin ndaj do të duhet një kohëe gjatë që inteligjenca artificiale ti zëvendësojë njerëzit me robotë. Përsa i përket tipeve fizike, manuale dhe të rrezikshme të punës, mendoj se robotika do ta bëjë këtë në mënyrë shumë efektive. "

Konferenca Botërore e Robotëve do të përfundojë më 27 gusht.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore