"Një Brez Një Rrugë", motori i ri i botimit ndërkombëtar

2017-08-23 15:03:00 CRI Komenti juaj Printoni
Forumi Ndërkombëtar për Botimet, Pekin 2017 u hap të martën. Sipas të dhënave , vitin e kaluar Kina importoi gjithsej autorësinë e 16 mijë librave, ndërkohë eksportoi autorësinë e 8 mijë librave. Në edicionin e sivjetshëm të këtij forumi, botues nga vende e rajone të ndryshme u fokusuan te tema "Një Brez Një Rrugë", me synim importimin e më shumë librave të shquar të huaj dheeksportimin e kulturës së mrekullueshme kineze.

Zv/drejtori i Drejtorisë Kombëtare të Shtypit, Botimit, Filmit e Radio-Televizionit të Kinës Wu Shangzhi bëri të ditur në Forumin Ndërkombëtar për Botimet se Kina ka pasur rezultate frytdhënëse me vendet përgjatë nismës "Një Rrugë Një Brez" në bashkëpunim dhe shkëmbime në fushën e botimit.

"Qysh nga viti 2014, tregtia e autorësisë midis Kinës dhe vendeve përgjatë 'Një Rrugë Një Brez' ka ruajtur rritje të shpejtë, mesatarisht 20% në vit. Përqindja e tregtisë së autorësisë me këto vende kundrejt tregtisë së përgjithshme të autorësisë të Kinës u ngrit nga 5% në vitin 2014 në 15% në vitin 2016. Në këtë kuadër, librat që pasqyrojnë përparimet moderne ekonomike, politike, kulturore e shoqërore të vendeve përkatëse janë bërë pjesa kryesore e tregtisë së autorësisë. U shtua edhe numri i rajoneve e gjuhëve të tregtisë së botimit dhe struktura është bërë më e pasur."

Mësohet se Kina ka nënshkruar marrëveshje ndërqeveritare në fushën e përkthimit të ndërsjellë të librave me 29 vende e rajone përgjatë nismës "Një Rrugë Një Brez".

Por aktualisht , në degën e botimit të librave ndërkombëtarë të Kinës ekzistojnë ende probleme si mungesa e aftësisë konkurruese ndërkombëtare të librave kineze, deficiti serioz në tregtinë e autorësisë etj. Në vitin 2016, Kina importoi gjithësej autorësinë e 6587 librave të huaja, ndërkohë eksportoi 8328 libra kinezë. Raporti midis importit dhe eksportit ishte 1.99:1. Lidhur me këtë, bëri 3 propozimepër shtëpitë botuese kineze z. Richard Charkin, presidenti ekzekutiv i Shtëpisë Botuese Bloomsbury Publishing PLC, që ka botuar shumë libra të shquar si "Harry Potter" etj.

"Së pari, shtëpitë botuese kineze mund të krijojnë degë në vende të tjera, që të krijojnë më shumë lehtësi për njohjen e kulturës vendore dhe për botimin e librave për plotësimin e kërkesave të lëxuesve të huaj. Së dyti, shtëpitë botuese kineze mund të blejnë kompanitë e mëdha të huaja të botimit. Së treti, mund të shtohet bashkëpunimi me institucionet e huaja të botimit, që të njohin tregun e vendeve të tjera si dhe prirjen ndërkombëtare të botimit.", tha Charkin (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore