Lavrov, Rusia nuk do të kufizojë vizat për shtetasit amerikanë

2017-08-22 10:10:35 CRI Komenti juaj Printoni
Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov u shpreh të hënën se, megjithëse SHBA-ja do të pezullojë vizat joemigruese për shtetasit rusë, pala ruse nuk do të pezullojë vizat për shtetasit amerikanë.

Lavrov theksoi se politika e SHBA-së për vizat synon nxitjen e pakenaqësisë së popullit rus ndaj qeverisë. Ai shtoi se, "pala ruse nuk do të marrë të njëjta masat për tu krijuar vështirësi shtetasve amerikanë".

Më herët, ambasadori amerikan në Moskë deklaroi se për shkak të pakësimit të numrit të personelit, ambasada e SHBA-së pezullon lëshimin e vizave joemigruese për të gjithë shtetasit rusë, duke nisur nga 23 gushti.

Ai bëri të ditur se nga 1 shtatori ambasada amerikane do të rinisë punën për vizat joemigruese dhe 3 konsullatat amerikane në Rusi kanë ndërprerë në një afat të pacaktuar dhënien e vizave joemigruese për shtetasit rusë.

Presidenti amerikan Donald Trump ka nësnshkruar urdhëra ekzekutivë për sanksione ndaj Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut. Në përgjigje të kësaj, qeveria ruse ndaloi ambasadën amerikane të përdorë ndërtesat në perëndim dhe në jug të Moskës, duke i kërkuar asaj që para shtatorit të pakësojë personelin.

Mrekulli
Lajmet Kryesore